Kupa e Botës në Tiranë, Rama lavde Lorik Canës: Kapiteni historik i Kombëtares

Trofeu i turneut “FIFA World Cup” është ekspozuar në Tiranë, ku ka qenë kryeministri Edi Rama i cili së bashkë me ish-futbollistin e Brazilit Gilberto Silva. Kreu i qeverisë po ashtu nuk i ka kursyer lavdet për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.

“Kupa do të qëndroj vetëm 5 orë, uroj që sa më shumë futboll dashës të kenë mundësi që ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të kryeministrisë për të parë kupën, këtu është edhe Lorik Cana. Unë nuk e di kush është kapiteni i kombëtares sot dhe kjo është përgjegjësi e Lorikut, se ato që vijnë pas janë si zv/kapiten. Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne”, tha Rama.

Kupa e Botës do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.

SHKARKO APP