Kupa e Italisë mund të shtyhet për…vitin tjetër
Nëse futbolli italian ka gjetur një zgjidhje për të rikuperuar ndeshjet e Serie A, tani hapet një kapitull i ri, ai i Kupës së Italisë.
Shtyrja e ndeshjeve Juventus-Milan dhe Napoli-Inter sjellë vështirësi të tjera që mund të kapërcehen nëpërmjet dy rrugëve: shtyrja e datës finale 13 për në 20 maj, me gjysmëfinalet që të luhen pikërisht më 13, ose të shtyhet finalja për në gusht në mes të verës.
Zgjidhja e parë do të ishte më e logjikshme dhë e thjeshtë, rreziku i vetëm lidhet me Inter-Sampdoria.
Nëse zikaltrit do të eliminohen nga Europa League, do të shkohet drejtë kësaj rruge.
Por në rast se avancon në kupë, do të duhet të gjendet një tjëtër datë për të rikuperuar ndeshjen e javës së 25-të në kampionat: gjysmëfinalja dhe finalja e Kupës së Italisë plus Inter-Samp, do të ishin tre data për t’u luajtur ndërmjet 13 dhe 20 maj, duke bërë kështu të shtyhej edhe për një javë tjetër.
Me Euro2020 dhe me grumbullimin e kombëtareve do të ishte e vështirë të shkohej përtej 20 majit, dhe kështu lindi hipoteza për t’u luajtur në verë por kjo gjen shumë mendime të kundërta, duke qenë se do të përballeshin dy skuadra që e kanë bërë rrugën drejtë finales, me njërën që do ta luante finalen pas përforcimeve në merkato.
Një krisje kjo që do të sillte edhe pengesa në normat e rregullores.
Nëse mirëpritet hipoteza e dytë, ka nga ata që janë inspiruar nga Superkupa e Spanjës: një mini-turne veror me protagonistë katër ekipet gjysmëfinalistë. duke i spostuar të gjitha raundet e mbetura të Kupës së Italisë për në sezonin 2020/2021.
Në këto ditë kaotike, qeveria e futbollit duhet të mendojë pikërisht për këtë.