Kupa e Mbretit/ Sonte luhet super dueli Barça-Atletico, nesër është radha e Realit

Sonte nisin gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Tre gjigantët e futbollit spanjoll, të cilët aktualisht po luftojnë në krye të tabelës së La Liga-s, janë ende në garë, së bashku me Real Sociedad, të cilët shpresojnë të përsërisin arritjen e tyre në vitin 2020.

Ka një pritje të madhe për përballjen e mbrëmjes në Estadio Olímpico Lluís, ku Atletico Madrid sfidon ekipin e Flick.

Nesër do të jetë radha e Real Madridit të Carlo Ancelottit, fitues në sezonin 2022/23, i cili do të dalë në fushë në San Sebastian kundër ekipit të Imanol Alguacil. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 1 dhe 2 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona – Atletico Madrid

E mërkurë 26 shkurt

Real Sociedad – Real Madrid

Sfidat e kthimit

E martë 1 prill

Atletico Madrid – Barcelona

E mërkurë 2 Prill

Real Madrid – Real Sociedad

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?