Kupa e Shqipërisë/ Dinamo tenton përmbysjen ndaj Skënderbeut, në fushë dhe Egnatia
Sot luhen takimet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ku do të bëjnë për më tej vetëm dy skuadra. Ndeshja e kthimit mund të konsiderohet një formalitet për Egnatian, e cila pret në Rrogozhinë skuadrën e Bylisit pas fitores së madhe të arritur pak ditë më parë në Ballsh me shifrat 3-1.
Interesante do të jetë edhe dueli mes Skënderbeut dhe Dinamo City. Të besuarit e Dajës janë përballë një detyre të vështirë pasi kanë humbur ndeshjen e parë me shifrat 2-0 dhe sot u duhet një mrekulli për të kaluar për më tej.
Nga ana tjetër ekipi i Ernest Gjokës do të tentojë të ruajë avantazhin dhe të tentojnë të sigurojë praninë mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

