Kupa e Shqipërisë, ja çiftet çerekfinaliste
Flamurtari-Tirana, Laçi-Partizani, Teuta-Kukësi dhe me shumë mundësi Vllaznia-Skënderbeu do të jenë 4 çiftet çerekfinaliste të kupës së Shqipërisë. Këto në bazë të rezultateve të arritura ditën e mërkurë, kur gjatë orarit të drekës u zhvilluan takimet e dyta të turit të 1/16-ve.
Kështu Kukësi kreu detyrën përballë Ilira-s, Tirana mundi lehtësisht Kastriotin e Krujës. Flamurtari shkatërroi Tërbunin, Laçi vuajti përballë Bylisit, por në fund ia doli të kualifikohej. Partizani po ashtu kaloi lehtësisht Lushnjen, teksa Teuta eliminoi Kamzën.
Vllaznia fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Apolonisë, teksa mbetet për tu caktuar skuadra e fundit çerekfinaliste, që do të dalë në fund të përballjes mes Skënderbeut e Sopotit.
KOHA JONË SONDAZH

