Kupa e Shqipërisë/ Katër skuadra në garë, sot hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Federata e Futbollit do të organizojë sot hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025/2026.

Shorti do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp, duke nisur nga ora 15:00. Aktiviteti do të jetë i hapur për mediat, si edhe për përfaqësuesit e katër klubeve që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.

Nga ky short do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni të rëndësishëm, që do të vijojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?