Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Partizani shkojnë në çerekfinale, eliminohet Dinamo

 Nuk ka shumë surpriza në Kupën e Shqipërisë, teksa skuadrat favorite siguruan biletën për në çerekfinale. Partizani u kualifikua pasi mposhti Apoloninë me përmbysje me rezultatin 3-1. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte spektakolare.

Fierakët kaluan në avantazh me portierin Harizaj, që shënoi nga penallti në minutën e 55-të, por vetëm 1 minutë më vonë Skuka barazoi shifrat. Në minutën e 65-të, ishte Hadroj, që shënoi golin e përmbysjes me penallti. Për të vulosur shifrat, mendoi Mensah, i cili shënoi në minutën e 87-të.

Tirana kaloi pa vështirësi Korabin, të cilin e mposhti thellë 3-0 me gola të Lulajt, Latifit dhe Hoxhallarit. Bën detyrën edhe Egnatia, që triumfoi 2-0 përballë Lushnjës. Golat për ekipin rrogozhinas u shënuan nga Medeiros dhe Gjata. Dinamo u eliminua nga laçi pas një autogoli të Jankut. Kualifikimin i vështirë i Kukësit, që fitoren minimale ndaj Elbasanit e arriti vetëm në kohën shtesë falë golit të Rashitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet:

Swiss Digital Mobile Reklama

Egnatia – Lushnja    2-0

Erzeni – Bylis   2-1

Tirana – Korabi   3-0

Kukesi – AF Elbasani 1-0

Laçi – Dinamo 1-0

Partizani – Apolonia        3-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?