Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia dhe Teuta kualifikohen për në çerekfinale

Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Skuadra durrsake mundi 2-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”, në një përballje ku të besuarit e Edi Martinit ishin dominues.

Daci arriti të shënonte golin e avantazhit në minutën e 49-të. Teuta gjeti pas 8 minutash edhe golin e dytë, këtë herë me Arifin, i cili dha qetësinë skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia mposhti 4-0 Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Shkodranët iu falën golave të shënuar nga Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?