Kupa Përkujtimore “Agron Ismailati 2026” bashkon në Durrës notarët nga Shqipëria dhe Kosova
Kupa Përkujtimore Ndërkombëtare “Agron Ismailati 2026” mblodhi në Durrës sportistë nga klubet e Shqipërisë dhe Kosovës, në një aktivitet që nderon kujtimin e një prej figurave të njohura të notit shqiptar dhe promovon vlerat e sportit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, vlerësoi nivelin e garave dhe pjesëmarrjen e sportistëve, duke e cilësuar aktivitetin si një nga veprimtaritë më të rëndësishme të kalendarit vjetor të federatës.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili vlerësoi organizimin e veprimtarive që ruajnë dhe përcjellin trashëgiminë e personaliteteve të sportit shqiptar, duke frymëzuar brezat e rinj.
Me pjesëmarrjen e sportistëve, trajnerëve, sportdashësve dhe mediave, kupa konfirmoi rolin e sportit si një urë bashkëpunimi, edukimi dhe bashkimi mes komuniteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

