Kupë/ Dinamo dhe Vllaznia barazojnë mes polemikash, “paqe” dhe në Egnatia-Elbasani

Gjysmëfinalet e para të Kupa e Shqipërisë kanë dhuruar spektakël dhe tension deri në sekondat e fundit, me të dyja përballjet që u mbyllën në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e kthimit.

Në sfidën mes Dinamos dhe Vllaznisë, u pa një duel i fortë dhe plot kthesa. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 43’, falë golit të Bismark, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Në fraksionin e dytë, Dinamo pati shansin ideal për të barazuar, por Bregu gaboi nga pika e bardhë në minutën e 53’, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Megjithatë, drama nuk përfundoi aty. Në minutat e fundit, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Gurishtën, ndërsa momenti vendimtar erdhi në kohën shtesë. Në minutën e 102’, Bregu fitoi një tjetër penallti dhe kësaj radhe nuk gaboi, duke vulosur barazimin 1-1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat e Dinamos për kualifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe përballja tjetër mes Egnatias dhe Elbasanit përfundoi në barazim 1-1, në një ndeshje me dy pamje të ndryshme. Takimi i zhvilluar në Rrogozhinë nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5’ me Sotën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i miqve erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Ze Gomes barazoi shifrat, duke rikthyer ekuilibrin para pushimit. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, me të dyja skuadrat që u treguan më të kujdesshme dhe zgjodhën të menaxhojnë rezultatin, pa rrezikuar shumë në sulm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?