Kuqezinjtë betohen para flamurit!

Lojtarët kuqezinj kanë bërë njëlloj “betimi” para tifozëve të shumtë shqiptarë, që kishin udhëtuar drejt Trevizos për të ndjekur përgatitjet e ekipit për ndeshjen kualifikuese ndaj Danimarkës.

Ata kanë firmosur të gjithë në një flamur shqiptar, duke e mbajtur atë me vete si “hajmali” në dy ndeshjet eliminatore të muajit shtator.

Një rit të tillë lojtarët e bënin me një fanellë të kombëtares, apo një top futbolli, por kësaj here e kanë lënë firmën e tyre mbi flamurin kombëtar, që përfaqëson mbarë kombin. Ky veprim është shoqëruar me duartrokitje dhe entuziazëm të tifozëve të pranishëm, të cilët janë ngjeshur me njëri-tjetrin në dyert e stadiumit për të takuar e bërë fotografi me idhujt e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësisoj, kombëtarja e drejtuar nga De Biazi ka hapur dyert për dy ditë në Trevizo, duke marrë mbështetjen dhe bekimin e “lojtarit të 12-të”, që është tifozeria e zjarrtë kuqezi, e cila e ndjek atë kudo që luan, apo stërvitet. Kopenhagan, kryeqyteti danez, pritet të vishet kuqezi më 4 shtator, ditën e ndeshjes kualifikuese, edhe pse a autoritetet vendase kanë paralajmëruar se nuk do të lejohen më shumë se 2.100 tifozë shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi 2 mijë biletave të shpërndara nga FSHF-ja për sektorin përkatës në “Telia Parken”, u janë caktuar tifozëve shqiptarë, por këta të fundit thuhet se kanë blerë edhe 6 mijë bileta në sektorët e tjerë të stadiumit. Sidoqoftë, nga rregullat e forta që ka vendosur Federata Daneze e Futbollit dhe policia e këtij vendi, kjo pjesë tifozësh rrezikon të mbetet jashtë.

Ata që do të evidentohen nga emri, se janë shqiptarë, nuk do të lejohen të futen në stadium nga policia, ndërsa të tjerë që do ta kalojnë këtë “filtër”, por do të bëjnë tifo për Shqipërinë në pjesën e tifozëve danezë, do të nxirren jashtë. Një veprim i tillë është kundërshtuar nga Instituti i të Drejtave të Njeriut në Danimarkë, si shkelje dhe diçka që bie ndesh me vetë ligjet daneze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?