Kuqezinjtë e Tetovës, Shkëndijë që po ndizet

Më shumë se një Shkëndijë kuqezi në Europë, e cila pak nga pak po ndizet në kompeticionet kontinentale duke u shndërruar në një flakë pasioni jo vetëm për “Ballistët” e saj por për të gjithë shqiptarët. Shkëndija e Tetovës në këtë verë, po shndërrohet në një simbol të suksesit, të besimit por dhe të forcës së përbashkët, pjesë e së cilës janë të gjithë ata që veshin fanellën kuqezi, në një klub ku të gjithë ndihen të barabartë dhe të lirë për të fluturuar me ëndrra por dhe gola, pak a shumë si shqiponja e Junior në momentin e festimit të golit. Shkëndija, është tashmë një flakë futbollistike dhe fitorja e fundit ndaj Mladostit e konfirmoi këtë.

Një skuadër e ndërtuar për të luajtur pa frikë, me një projekt të qartë, e konsoliduar dhe e denjë për t’u përballur me cdo kundërshtar si e barabartë. Suksesi ndaj cekëve pothuajse i ka hapur dyert e play-off të Europa League dhe tashmë në ndeshjen e kthimit në Ceki do të nevojitet dhe një tjetër 90 minutësh për të arritur një tjetër kualifikim historik, e për të kërkuar sërish më pas një tjetër finish, plotësisht i arritshëm pasi te Shkëndija, gjërat nuk kanë ndodhur rastësisht.

Të shikoje skuadrën kuqezi në fushë përballë Mladost, kuptoje se te ky formacion mbizotëron mbi të gjitha një mendësi fituese, e ndërtuar hap pas hapi pavarësisht vështirësive dhe me durimin e besimin se një ditë, Shkëndija do të ndizej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një formacion, ku ndërthuren më së miri karakteri shqiptar, me teknikën braziliane, me një koncept të qartë loje dhe një balancë të ngritur falë rreshtimit të trajnerit boshnjak, Akrapovic që u bë pjesë e një projekti, tek i cili besonte se mund të përmirësohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej disa vitesh tashmë Shkëndija është një realitet i prekshëm futbollistik, e ndërtuar ndoshta pa shumë bujë, por që po përpiqet për mundësitë e saj të lërë një shenjë të madhe dhe festimi i tyre gjithashtu me tifozët është simbol i një afërsie dhe bashkimi, mes një skuadre dhe një tifozerie, që dinë të jenë gjithmonë pranë, në të mirë e në të keq për të ndezur pikërisht atë shkëndijë që mungonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?