Kuqezinjtë injorojnë shpërblimin ndaj Danimarkës

Në rast suksesi ndaj Danimarkës, FSHF mund të shpërblejë ekipin kombëtar me nga 10 mijë euro për çdo futbollist titullar, ose e thënë ndryshe janë përgatitur 200 mijë euro në total. Gjithsesi, zyrtarisht Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka vendosur ende asnjë shifër konkrete. Nuk është hera e parë që kuqezinjtë janë shpërblyer kur kanë fituar apo barazuar, por dy ndeshjet e radhës janë vërtet shumë të rëndësishme. Burime pranë FSHF-së pohojnë që shpërblimi mendohet të jetë në fund të eliminatoreve, ku në rast suksesi do të jepen minimalisht 500 mijë euro në total. Duhet theksuar se edhe kuqezinjtë e grumbulluar në Trevizo,  nuk e kanë shumë mendjen tek shpërblimi para ndeshjes me danezët. Lojtarë si Hysaj, Sadiku, Balaj dhe të tjerë janë treguar në unison kur janë pyetur në lidhje me premion e mundshme, që mund të akordojë FSHF-ja. – “Nuk besojmë se ka ndonjë që luan për ngjyrat kuqezi dhe ka ardhur për pará. Këtu luhet me zemër për Shqipërinë, luajmë për kombin tonë. As që bëhet fjalë që luajmë para. Kemi një mision, kualifikimin për në Europian, as që është diskutuar ndonjëherë në ekip premiot apo përfitimet financiare. Duam suksesin dhe jemi të përqendruar vetëm të marrim rezultate pozitive”, – shprehen kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?