Kur ky futbollist shënon gol, vdes një i famshëm

Gaddafi, Bin Laden, Jobs, Houston. Në shikim të parë, e vetmja lidhje e qartë mes dy liderëve të “çmendur”, themeluesit të Apple dhe një këngëtare legjendare është se ata kanë vdekur.

Por po t’u shtosh emrin e Aaron Ramsey, papritmas na del një mister … sepse secili nga katër emrat e përmendur më lart ka vdekur pothuajse menjëherë pasi mesfushori i Arsenalit shënonte gol.

Diva Whitney Houston ishte e katërta që vdiq në më pak se një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por të shtunën, Ramsey ka shënuar golin e rradhës ndaj Sanderlendit, dhe pak orë më vonë, u njoftuar vdekja e legjendës David Bowie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koincidencës së çuditshme i ka kushtuar një artikull britanikja “Daily Mail“, 4 vjet më parë, në një artikull ku tregonte se pas disa orësh që ai kishte bërë gol, ishte njoftuar në të katër rastet vdekja e një personi të famshëm.

Teksa pak ditë më parë këtij “fati” iu shtua edhe emri i Bowie, i cili ndërroi jetë në moshën 69­vjeçare, pas një beteje me sëmundjen e kancerit, sot ka ndërruar jetë edhe Alan Rickman, aktori që ka luajtur në filmin ‘Harry Poter’.

Ky i fundit ka vdekur në moshën 69­vjeçare pas një beteje me kancerin, shkruan “The Guardian”. Ramsey shënoi sërish dje në ndeshjen Liverpul­Arsenal e cila përfundoi 3­3.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?