KURIOZITET/ Kur humbja e avionit, i shpëtoi jetën Panuccit në vitin 1996
Një ndër temat kryesore në ditët e fundit në kombëtare është përjashtimi i portierit Strakosha për shkak se nuk kapi në kohë avionin për në Shqipëri. Një histori rrëqethëse i ka ndodhur trajnerit Panucci, shumë vite më parë, kur ishte futbollist profesionist.
Bëhet fjalë për një aksident me avion, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët. Në vitin 1996, Panucci u zgjodh kapiteni i Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta 1996, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje. Ai fillimisht mori avionin e linjës nga New York për në Paris pastaj destinacioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet. Më pas ai mori avion tjetër dhe udhëtoi direkt për në Milano.
Po atë ditë avioni i parë që kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin humbur jetën. Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.