Kush është Alvyn Sanches? Talenti zviceran që pritet të zëvendësojë Leao-n

Milani vijon kërkimet për një trekuartist dhe në listën e objektivave të fundit të merkatos ka përfshirë edhe Alvyn Sanches, talentin zviceran të lindur në vitin 2003, që aktivizohet te Young Boys.

Drejtuesit e klubit kuqezi e konsiderojnë Sanches një profil interesant për të shtuar cilësinë dhe kreativitetin në repartin ofensiv të skuadrës së Ruben Amorimit. Për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare, por situata po monitorohet me kujdes.

Milani ka marrëdhënie të mira me Young Boys pas operacionit për Athekame dhe kjo mund të lehtësojë një marrëveshje të mundshme. Drejtuesit kuqezi duhet të vendosin nëse do të tentojnë transferimin përpara mbylljes së merkatos apo do ta shtyjnë operacionin për janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një faktor vendimtar mund të jetë edhe e ardhmja e Rafael Leao. Nëse portugezi nuk largohet deri më 1 shtator, pista Sanches mund të mbetet aktive për merkaton e dimrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

I lindur në Créteil të Francës, me shtetësi zvicerane dhe pasaportë portugeze, Sanches u rrit te Lausanne dhe iu bashkua Young Boys në vitin 2025 për 3.5 milionë euro, duke firmosur deri në 2029.

Sezonin e kaluar realizoi 10 gola dhe 3 asistime në 23 ndeshje, ndërsa në dy sezonet e fundit ka regjistruar gjithsej 25 gola dhe 10 asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3614 (71.4%)
Jo 1446 (28.6%)

Vota totale: 5060