Kush është En-Nesyri, objektiv i Juves dhe Napolit që ka thyer rekordin e Ronaldos

Youssef En-Nesyri po kthehet në një emër të nxehtë në merkato, me Napoli dhe sidomos Juventusin që e kanë shënjestruar si objektivin kryesor për sulmin. Historia e tij tregon një sulmues me instinkt të vrasësit në gjak, që ka shënuar kudo ku ka luajtur dhe ka lënë gjurmë edhe në histori.

I lindur në Fes më 1 korrik 1997, En-Nesyri u rrit në Akademinë Mohammed VI, një nga qendrat më të rëndësishme të formimit në Marok. Në 2015-ën nisi rrugëtimin europian me Málaga, ku pas periudhës te Juvenil A, u dallua me Atlético Malagueño në Tercera División, duke shënuar 6 gola në 6 ndeshje. Kjo i hapi dyert e ekipit të parë në 2016. Pas rënies së Málagës në kategori më të ulëta, në 2018 ai transferohet te Leganés dhe në shkurt 2019 shkëlqen me një hat-trick ndaj Betis, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha spanjolle.

Në janar 2020, Sevilla paguan rreth 20 milionë euro për ta sjellë në Andaluzinë. Me “Los Nervionenses” qëndroi katër sezon e gjysmë, duke shënuar 73 gola në 196 ndeshje dhe duke mbyllur dy kampionate të La Liga-s me dy shifra realizimi. Në të njëjtën kohë u bë një figurë kyçe e Kombëtares së Marokut, ku ka luajtur në 90 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Botërorin e 2022 në Katar, En-Nesyri u bë protagonist i madh: shënoi në fazën e grupeve ndaj Kanadasë dhe realizoi golin historik në çerekfinale ndaj Portugalisë, që dërgoi Marokun për herë të parë në gjysmëfinale. Ajo përmbysje hyri edhe në librat e rekordëve: sulmuesi maroken goditi me kokë në 2.78 metra, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përvojës spanjolle, në 2024 ai u transferua te Fenerbahçe, ku vazhdon të jetë një “makinë golash”. Në këtë sezon ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist në 25 ndeshje, ndërsa sapo është rikthyer nga aventura me Kombëtaren në Kupën e Afrikës. Juventus dhe Napoli e ndjekin me vëmendje, ndërsa e ardhmja e tij mund të vendoset në ditët e ardhshme të merkatos.

In addition to eliminating them from the World Cup, En-Nesyri broke  Ronaldo's amazing record - Telegraph

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?