Kush është Grabara? Portieri polak me maskë që shkëlqeu në debutim me Juven

Kamil Grabara e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me Juventusin. Portieri polak, i afruar në ditët e fundit të merkatos në formë huazimi nga Wolfsburgu me të drejtë blerjeje, la gjurmë që në paraqitjen e parë europiane me fanellën bardhezi.

Në fitoren e thellë 5-0 ndaj NEC, Grabara mbajti portën të paprekur dhe dha edhe një asist vendimtar. Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga trajneri Luciano Spalletti, i cili pas ndeshjes theksoi veçanërisht cilësitë e portierit me këmbë.

Por, përveç performancës në fushë, vëmendjen e tifozëve e tërhoqi sërish një detaj karakteristik: maska mbrojtëse blu që Grabara mban në fytyrë sa herë zbret në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia pas maskës

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka lidhet me një dëmtim të rëndë të pësuar në korrik të vitit 2022, kur Grabara luante për Copenhagen në Danimarkë. Portieri polak pësoi një frakturë të kockave të fytyrës pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij të atëhershëm, Mathias Ross.

Dëmtimi ishte serioz dhe Grabara iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se shtatë orë. Pas operacionit, ai qëndroi jashtë fushave për rreth dy muaj e gjysmë.

Vetë portieri, duke kujtuar atë periudhë, ka pranuar se ditët pas incidentit nuk ishin të lehta, por e konsideronte veten me fat që pasojat nuk ishin edhe më të rënda.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se ishin ditë të lehta menjëherë pas incidentit. Por mund të kishte qenë edhe më keq. Në fakt, isha mjaft me fat që shpëtova mirë. U operova për shtatë orë dhe mendoj se mjekët bënë një punë të shkëlqyer. Jam i lumtur që nuk humba shikimin”, ka treguar Grabara.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?