Kush janë shqiptarët dhe serbët që më 1905 themeluan Gallatasarain?
Ndeshja e basketbollit ndërmjet ekipit turk të Gallatasarajit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, ka rikthyer historinë e krijimit të ekipit të madh turk.
Kryetari i klubit turk Duygun Yarsuvat ka cuar mesazhe të paqes tek tifozët në Serbi duke thënë se edhe serbët kanë marrë pjesë në krijimin e Galatës më 1905.
Tensionet ndërmjet dy ekipeve ishin ngritur pas vrasjes së tifozit Marko Ivkovic, ndërsa janë të pranishme edhe tani.
Njeriu i parë i këtij klubi Yarsuvat gjatë vizitës te varri i Ivkovic ka deklaruar se studentët serbë kanë marrë pjesë në formimin e ekipit të Galatasaraj, që sipas tij është i mbushur me dashuri dhe vëllazëri.
Gazeta beogradase duke shkruar për këtë histori bën të ditur se në formimin e ekipit të Galatasaraj, kanë marrë pjesë Milo dhe Pavle Bakic, nga fisi Vasojevic i Malit të Zi, të cilët në fillim të shekullit 20 ishin shkolluar në Liceun e Stambollit. Ata, sipas Blic, më 1905, bashkë me 12 shokë tjerë e kishin themeluar ekipin e futbollit të Galatasarajit, që edhe ka qenë fillimi i kësaj shoqërie sportive, raporton Telegraf.
Sic shkruan Blic, tifozët e Galatës edhe sot e konsiderojnë Milo Bakicin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave në Turqi.
Por, duket se ka një paqartësi se kush ishin vëllezërit Bakic, pasi në një pllakë përkujtimore që delegacioni i Gallatasarijit ka zbuluar për vëllezërit Bakic thuhet se ata kanë qenë “nxënës malazez” ndërsa kreu i klubit turk i ka quajtur serbë ata.
Por, përvec Milos dhe Pavle, një nga themeluesit e ekipit të Galatasarajit është edhe shqiptar Ali Sami Yen, emrin e të cilit mban edhe stadiumi aktual i Gallatasarajit, që është hapur më 20 dhjetor të vitit 1964.
Emri i vërtetë Ali Sami Yen është Ali Sami Frashëri, i cili është djali i Sami Frashërit, filozofit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar. Ali Samiu, ka qenë edhe Presidenti i parë i klubit, ai ka vdekur më 1951, ka shkruar “Blic”.
KOHA JONË SONDAZH

