Kvaratskhelia zbulon prapaskenat te PSG: Flasim për Topin e Artë në dhomat e zhveshjes!

Kush do ta fitojë “Topin e Artë” në vitin 2026? Gara mbetet e hapur dhe pa një favorit absolut. Në Paris, megjithatë, emri i Ousmane Dembélé vazhdon të përmendet shpesh. Këtë e ka zbuluar Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka folur për “The Athletic” për rivalitetin individual dhe objektivat e PSG-së.

“Ndonjëherë flasim për Topin e Artë në dhomat e zhveshjes së PSG-së”, rrëfeu ylli gjeorgjian.

Kvaratskhelia kujtoi edhe momentin kur iu bashkua klubit parisien dhe objektivin që i kishte vendosur vetes: të ndihmonte Dembélén të fitonte trofeun më prestigjioz individual, por edhe Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur erdha këtu dhe fituam gjithçka, ndërsa Ousmane fitoi Topin e Artë, i thashë se kisha ardhur për ta ndihmuar që ta fitonte atë trofe dhe Champions League. Por, në të vërtetë, lojtarët nuk mendojnë shumë për çmimet individuale. Ato janë pasojë e suksesit të ekipit”, tha Kvara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Francezi, nga ana tjetër, e vlerësoi maksimalisht shokun e skuadrës, duke e cilësuar si një prej anësorëve më të mirë në botë.

“Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Dembélé për Kvaratskhelian.

Në fund, gjeorgjiani foli edhe për ndikimin që ka te fëmijët e vendit të tij: “Të vish nga një vend i vogël dhe të kesh sukses tregon se gjithçka është e mundur. Nëse ke një ëndërr, mund ta realizosh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?