Ky është autobusi me të cilin do lëvizë kombëtarja shqiptare në Francë

Gjithçka gati për Europian, madje edhe autobusi i kombëtares. Nëse De Biasi dhe lojtarët duhet që akoma të punojnë për të mos përsëritur gabimet e ndeshjes ndaj Ukraniës, jashtë fushës gjërat duken se janë në drejtimin e duhur.

Tashmë kanë dalë fotot e para ku shihet autobusi me të cilën “kuqezinjtë” do të udhëtojnë nga njëri stadium në tjetrin, apo nga rezidenca deri në qendrën stërvitore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, në autobus dallohet qartë slogani “O sa mirë me qenë shqiptar”, slogan i cili doli fitues në sondazhin e UEFA-s për të cilën tifozët shqiptarë votuan para disa muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?