Ky është plani i çmendur i Luis Enrique për të mposhtur Juventusin

Fitorja ndaj Real Sociedadit ka ndezur optimizmin te Barcelona në prag të dy super ndeshjeve, atë me Realin në La Liga dhe Juventusin për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit kanë përpara dy ndeshje vendimtare, por duket se Luis Enrique mendon më tepër për sfidën ndaj bardhezinjve.

Trajneri i Barcelonës ka folur për mediat pas ndeshjes kundër Sociedadit, teksa vuri në pah faktin se skuadra ka ende nevojë të përmirësohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Enrique u shpreh se është gati të luajë me 8 sulmues kundër Juventusit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është evidente që duhet të përmirësohemi edhe përse këto momente ndëshkohemi me rastin më të vogël që na krijohet. Do të rrezikojmë shumë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, aq sa ndaj Juventusit mund të luajmë me 8 sulmues”, ishin fjalët e Enriques.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?