FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

La Liga e prekur seriozisht nga rastet e reja

Pas Anglisë, COVID-19 po kthehet në një shqetësim dhe në Spanjë. Pesë të infektuar janë raportuar në ekipin e Atletico Madrid. Trajneri Diego Simeone, Koke, Hector Herrera, Antoine Griezmann dhe Joao Felix janë infektuar dhe nuk do të jenë me ekipin deri në momentin që të jenë shëruar plotësisht.

Situata nuk duket e mirë as te Barcelona, ku është rritur numri i të prekurve me coronavirus. Barcelona njoftoi se Philippe Coutinho, Sergino Dest dhe Ez Abde janë lojtarët që i shtohen listës së gjatë të të infektuarëve, pasi më herët është njoftuar se dhe Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Gavi, Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alejandro Balde.

Plot 12 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID dhe tek Real Madrid në ditët e fundit, duke nisur nga Thibaut Courtois, Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Vinicius Jr, Luka Modric, Rodrygo, Marco Asensio, Gareth Bale, Marcelo, Andriy Lunin, Isco dhe David Alaba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një situatë tepër e ngarkuar për skuadrat spanjolle, çka i ka vënë në vështirësi serioze stafet teknike, që janë detyruar të grumbullojnë lojtarë nga moshat, për të plotësuar numrin e lojtarëve të gatshëm për ndeshjet e La Liga-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?