La Liga ndryshon kalendarin, s’ka më ndeshje të premten dhe të hënën

Liga spanjolle e futbollit ka vendosur që në javët e para të kampionatit të mos ketë ndeshje gjatë ditëve të premte dhe të hënave. Në këtë mënyrë ndeshja inaguruese e sezonit të ri mes Granadas dhe Athletic Bilbaos që ishte në program për t’u luajtur ditën e premte në orën 21:00 është shtyrë për të shtunën në orën 18:30.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sfidën që ishte në program për të shtunën në të njëjtin orar atë mes Alaves dhe Betis që do të luhet të dielën e 13 shtatorit në orën 14.

Ndeshja që do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2020-2021 të La Ligas do të jetë ajo mes Eibar dhe Celta Vigos që do të luhet të shtunën në orën 16:00. Në javën e parë të Primera Division nuk do të zbresin në fushë tre skuadra e mëdha të kampionatit spanjoll, Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletico Madrid por edhe Sevilla të cilat për shkak të pjesëmarrjes në kompeticonet europiane do ta nisin kampionatin me 1 dhe 2 javë vonesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?