Laccazete dhe Aubaymeng përmbysin në mënyrë spektakolare Valencian (VIDEO)
Arsenali ka arritur që të marrë një fitore 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Valencias, por kualifikimi mbetet ende i hapur. Në “Emirates Stadium”, dueli nisi shumë keq për anglezët që e panë veten në disavantazh që në minutën e 11-të. Mouctar Diakhaby ishte në vendin dhe në kohën e duhur, duke fituar duelin ajror me dy mbrojtës të kundërshtarëve.
Reagimi i topçinjve nuk do të vononte, pasi në minutën e 18-të, Aubameyang bën një veprim spektakolar brenda zonës duke nxjerrë me portën e boshatisur Lacazette që e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në minutën e 26-të, sulmuesi francez do të shënonte golin e dytë personal me një goditje me kokë, që kaloi vijën e portës. Në fundin e kohës së rregullt, Kolasinac shërben mjaft mirë ër Aubaymeng, i cili në një pozicion shumë pranë portës, arrin që të shënojë.
Valencias tani i duhet një fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre për të siguruar një vend në finalen e këtij edicioni në Baku./R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

