Laçi dhe Teuta ndajnë pikët në duelin e javës së 21-të

Nuk ka fitues në duelin mes Laçit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 21-të në Superiore. Dy ekipet barazuan 1-1 mes tyre, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Kryeziun në minutën e 24-t, ndërsa durrsakët barazuan në minutën e 84-t me Peposhin nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadrat ndajnë nga një pikë dhe Laçi mban vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me vetëm 18 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?