Laçi mund Besën, Kastrioti bie në Gjirokastër

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para në Kategorinë e Parë këtë të shtunë, të vlefshme për javën e 22-të. Në këto duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 12 golash. Luftëtari ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Kastriotit me shifrat 2-1. Po me të njëjtin rezultat dhe po në shtëpi, Laçi arriti një fitore kundër ekipit të Besës së Kavajës. Në krahun tjetër, plot emocione ishte derbi i veriut mes Kukësit dhe Korabit. Megjithatë, në fund verilindorët ia dolën që të triumfonin me shifrat 4-2, në një spektakël golash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?