Lajm fantastik nga Broja, mund të jetë gati për sfidën me Anglinë

Armando Broja me shumë mundësi mund të jetë gati për sfidat e muajit mars me Kombëtaren. Analizat e fundit të Evertonit treguan se sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të kthehet nga dëmtimi shumë më shpejt sesa ishte menduar.

Ai po rikuperon shpejt, sepse është stërvitur mirë dhe ka sakrifikuar për të përballuar dhimbjet. Mediat angleze raportojnë se Broja mund të jetë i gatshëm pas 6 javësh, kur pritej që rikuperimi i tij të shkonte minimalisht 10 javë.

Kjo do të thotë se Broja mund të luajë më 21 mars kundër Anglisë. Kjo do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

SHKARKO APP