Lajm fantastik nga Partizani, Aldo Teqja pritet të lërë spitalin

Disa ditë më parë futbolli shqiptar dhe klubi i Partizanit në veçanti mori një lajm tronditur, pasi portieri i dytë, Aldo Teqja ra nga kati i gjashtë i pallatit. Për fatin e mirë, incidenti i rëndë nuk i solli dëmtime të shumta, teksa mori kurime në spitalin e Traumës.

 

Gjendja e portierit duket se është stabilizuar tashmë dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe klubi i Partizanit nëpërmjet një komunikate për shtyp. Shumë shpejt Teqja do të largohet nga spitali pasi gjendja e tij është drejt përmirësimit të plotë.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

SHKARKO APP