Juventus zyrtarizon largimin e Allegrit pas 5 vitesh
Masimiliano Allegri nga dita e sotme nuk është më trajneri i skuadrës së Juventusit. Strategu toskan i ka dhënë fund aventurës me bardhezinjtë.
Klubi torinez ka dalë me një deklaratë për shtyp duke njoftuar se pas tri ditësh negociatash dhe takimesh mes trajnerit dhe presidentit është vendosur divorci me mirëkuptim mes palëve.
Nesër në orën 14:00 do të dalë në konferencë për shtyp presidenti Agnelli së bashku me Allegrit. Tani bardhezintjë do të nisin tratativat për gjetjen e një strategu të ri, teksa ëndrra e madhe është Pep Guardiola, por do të jetë e vështirë për ta rrëmbyer, ndërkohë që edhe alternativa Pochettino nuk është i lehtë. Zgjidhja më e mundshme mund të jetë Deschamps. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

