LAJM I FUNDIT/ Skënderbeut i hiqet titulli kampion

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndëshkime të rënda për skuadrën e Skënderbeut.

Klubit korçar i është hequr titulli kampion për edicionin 2015-2016. Njëkohësisht, korçarët janë ndëshkuar me 20 milionë lekë gjobë si dhe i janë hequr 12 pikë nga renditja e sezonit të kaluar, që gjithsesi nuk e largojnë ekipin korçar nga Europa.

Me vendim e sotëm të Komisionit te Etikës, Partizani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë për edicionin e kaluar.

Vendimet e Komisionit të Etikës për Skënderbeun:
1-Komisioni i Disiplinës vendosi deklarimin fajtor të klubit sportiv ‘Skënderbeu’ për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016.
2-Heqjen e titullit ‘kampion’ për sezonin 2015-2016.
3-Dënimin më gjobë në masën 2.000.000 (2 milionë lekë)
4-Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 pikëve nga klasifikimi për sezonin 20016-2017.
5-Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

19260319_1312181838881042_2571479979241617516_n-470x836

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?