FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i madh nga Italia, Etrit Berisha lë spitalin pas “betejës” me Covid-19

Etrit Berisha është më mirë. Portieri i Kombëtares sonë ka lënë spitalin në Cona, për të nisur periudhën e rikuperimit në shtëpi. Krejt ndryshe nga futbollistët e tjerë që e kanë kaluar më lehtë, ai e ka përjetuar me më shumë simptoma Covid-19, teksa Spal nuk kërkon që të nxitojë periudhën e rikuperimit të tij.

Mediat pranë klubit italiane qartësojnë se portieri shqiptarë mund të mbetet jashtë fushave edhe për një muaj tjetër. Berisha mund të qëndrojë pushim gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer me nisjen e fazës së dytë kundër Reggiana-s.

Deri më tani kapiteni i Kombëtares sonë nuk është aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare, teksa në asnjërën prej tyre Spal nuk ka pësuar gol. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?