Lajm tronditës nga Anglia, Ferguson po “lufton” me jetën

Lajme aspak të mira nga Anglia për legjendën e futbollit, Sër Alex Ferguson. Ish-trajneri i është nënshtruar një operacioni urgjent si pasojë e një hemorragjie cerebrale dhe ka frikë të madhe në lidhje me shëndetin e Ferguson.

Një ambulancë u thërrit me urgjencë në shtëpinë e Ferguson në Ceschire, rreth orës 21:00 dhe skocezi u dërgua në spitalin e Macclesfield. Më pas, me ndihmën e një tjetër ambulance dhe eskortës së policisë, Ferguson u çua në spitalin Salford Royal.

Klubi i “djajve të kuq” ka lëshuar një komunikatë për shtyp: “Operacioni ka shkuar shumë mirë, por Ferguson do të qëndrojë në terapi intensive për të vazhduar kurën. Familja e tij kërkon respektimin e privacisë në këto momente.”

Swiss Digital Desktop Reklama

76-vjeçari ka fituar 38 trofe në 26 sezone me Mançester Junajtid.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?