Lajm tronditës nga Gjermania, Ballack operohet pas diagnostifikimit me tumor
Ikona e futbollit gjerman, Micheal Ballack është sëmurë me kancer. Lajmi tronditës ka ardhur nga faqet e Bild, një nga të përditshmet gjermane më të rëndësishme
Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih dh Chelsea, një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit në Gjermani, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.
Ashtu si bën të ditur “Bild”, zbulimi i sëmundjes nga ish-futbollisti ndodhi rreth një muaj më parë, duke kërkuar operacionin të domosdoshëm. Ndërhyrja përfundoi me sukses, teksa tashmë e pret një rikuperim i gjatë dhe i vështirë.