Lajme aspak të mira për Juventusin dhe Italinë dhe bëhet fjalë për Federico Chiesa

Dita e sotme kishte rezervuar një lajm aspak të mirë për Juventusin. Federico Chiesa, i cili ditën e djeshme u dëmtua në gju në ndeshjen ndaj Romës, i ka thënë lamtumirë sezonit.

Mesfushori italian do të operohet në ligamentet e gjurit të majtë ditët në vijim dhe kjo do të thotë që do të kthehet në fushë vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Përveçse nuk do të ndihmojë dot Juventusin në Serinë A, me bardhezinjtë që renditen në vendin e pestë, Chiesa nuk do të luajë as ndeshjet e rëndësishme të Italisë në “play off”-in e Botërorit, ndaj Maqedonisë së Veriut dhe, nëse fiton, ndaj Turqisë ose Portugalisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?