Lajme të mira për Sylvinhon, Mitaj rikthehet si titullar te Al-Ittihad

Mario Mitaj më në fund është rikthyer, madje si titullar. Trajneri i Al-Ittihad, Blanc ka vendosur që të aktivizojë nga minuta e parë mbrojtësin kuqezi, i cili  nuk luante prej 1 shkurtit për shkak dëmtimi.

Mitaj në elitën e futbollit arab numëron 13 ndeshje. Madje, ai ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste. Rikthimi i tij si titullar është një lajm mjaft i mirë edhe për Shqipërisë, në prag të nisjes së fushatës kualifikuese të kampionatit europian.

SHKARKO APP