FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajmi që të gjithë prisnin në Shkodër, Vllaznia drejt privatizimit

Lajm i mirë për tifozët e Vllaznisë. Të gjithë shkodranët presin privatizimin e klubit të tyre të zemrës dhe sot është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë aspekt.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, është miratuar projekt-vendimi për shitjen me ankand të aksioneve të KF Vllaznia sh.a, në masën 100%.

I interesuari kryesor dhe kandidati për blerjen e aksioneve të klubit të famshëm shqiptar, është Alban Xhaferi, sponsori i ri i kuqebluve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarët kanë votuar me 39 vota PRO për këtë pikë, duke nisur një proces tepër të rëndësishëm për skuadrën shkodrane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankandi nis me rreth 570 milion lekë, ndërkohë që nuk duhet harruar se klubi shkodran ka edhe një borxh që shkon në gati 1.5 milion euro

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?