Lala: De Biasin e kam sharë, me Rashicën do shkonim deri në çerekfinale të “Euro 2016”!

Altin Lala ish-mesfushori legjendar i kombëtares shqiptare, aktualisht në rolin e menaxherit të talentit kosovar të Ëerder Bremen, në një intervistë për “KTV” ka shpërthyer ndaj Giani De Biasit.

Strategu italian la jashtë Euro 2016-ës, Rashicën dhe i hoqi mundësinë Shqipërisë për ta patur përgjithmonë në gjirin e saj sulmuesin anësor.

“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një. Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare. Që të luajmë të gjithë bashkë.

Vendimi i De Biasit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë. Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë”, u shpreh Lala.

SHKARKO APP