Lala: Rashica e Rahmani, duhej të ishin pjesë e ekipit
Ish-kapiteni i kombëtares, Altin Lala ka komentuar listën e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri De Biasi për në Euro 2016.
Lista shkaktoi jo zhgënjim dhe kritika mes lojtarëve dhe tifozëve pasi një pjesë e opinionit nuk i miratoi zgjedhjet e De Biazit, ndërsa pjesa tjetër i dha të drejtë absolute italianit, sepse në fund të fundit ai ka një meritë të padiskutueshme në kualifikimin në Europian.
Ndër ata që i shohin me rezerva zgjedhjet e italianit është edhe ish-kapiteni Altin Lala, njëkohësisht edhe ish-ndihmës i De Biazit, i cili theksoi se Rashicës dhe Rrahmanit mund tu ishte dhënë një mundësi nga ana e teknikut.
“Ishte e pritshme që do të kishte pro dhe kundër zgjedhjeve të trajnerit. Kjo është e pashmangshme për çdo vend. Unë personalisht prisja të ishim pak më largpamës dhe pse jo të ‘investohej’ akoma më shumë për të ardhmen. Por, gjithsesi, duhet të respektohen zgjedhjet e De Biazit sepse ai është trajneri”, u shpreh Lala.
KOHA JONË SONDAZH

