FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lamine Yamal i shpëton gjobës në momentet e fundit, u kthye vetëm pesë minuta para afatit

Ylli i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, ka shmangur për pak një gjobë nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi u rikthye në grumbullimin e kombëtares vetëm pesë minuta para skadimit të afatit të caktuar nga stafi teknik.

Sipas raportimeve të gazetës sportive spanjolle Mundo Deportivo, futbollistëve të kombëtares u ishte dhënë një ditë pushim, por ata ishin të detyruar të riktheheshin në kohën e përcaktuar për aktivitetet e planifikuara të ekipit.

Federata ka vendosur rregulla të qarta disiplinore, ku çdo lojtar që paraqitet me vonesë në një aktivitet zyrtar të programuar përballet me një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Yamal arriti të mbërrinte në kohë, duke u paraqitur vetëm pesë minuta para afatit përfundimtar dhe duke shmangur kështu penalizimin financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

18-vjeçari vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme të Kombëtarja e Spanjës, ndërsa çdo veprim i tij ndiqet me vëmendje të madhe nga mediat dhe tifozët.

Edhe pse kësaj radhe nuk pati pasoja, rasti tregon disiplinën e rreptë që aplikohet brenda kampit të “La Roja”, ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë futbollistët, pavarësisht statusit apo famës së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?