FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lamine Yamal lëshon gojën para ”El Clasicos”: Real Madridi vjedh dhe pastaj ankohet

18-vjeçari Lamine Yamal ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Real Madrid para “El Clasico”-s që do të luhet më 26 tetor.

Në një intervistë për emisionin “Chup Chup Kings”, sulmuesi i Barcelonës nuk ka kursyer fjalët e rënda ndaj rivalëve të tij të përjetshëm, duke thënë: “Ata vjedhin dhe pastaj ankohen. Kjo është ajo që bëjnë”.

Fjalët e Yamal kanë shkaktuar menjëherë polemika të nxehta në rrjetet sociale dhe pritet që të bëhen të pranishme edhe në media të tjera. Për momentin, as Real Madrid dhe as Barcelona nuk kanë reaguar për këtë deklaratë, por sulmuesi i ri mund të përballet me pasoja serioze nëse hetimi mbi akuzat hapet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?