Lamine Yamal: Mendoja se do ta fitoja Topin e Artë, por më mirë që e fitoi Dembele!

Pak ditë para nisjes së Kupa e Botës 2026, ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka folur hapur për garën e Topit të Artë, objektivat në Botëror dhe idhullin e tij në futboll.

Në një intervistë të publikuar në kanalin e tij në YouTube, talenti spanjoll pranoi se kishte besuar se do të fitonte edicionin e fundit të Topi i Artë, ku përfundoi në vendin e dytë pas Ousmane Dembélé.

“E mendoja se do ta fitoja unë Topin e Artë. Kishte shumë arsye që më bënin ta besoja këtë. Megjithatë, jam i lumtur që çmimi shkoi për Dembélén. Duke e parë tani, mendoj se ishte më mirë për mua. Më ndihmoi të rritem si person dhe ndoshta nuk ishte momenti i duhur për ta fituar, sepse isha ende shumë i ri për ta kuptuar plotësisht vlerën e atij trofeu. Tani mbetet të shohim nëse do të jetë viti im”, u shpreh Yamal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 18-vjeçar, i cili po rikuperohet nga një dëmtim dhe shpreson të jetë gati për ndeshjen e parë kundër Kombëtarja e Kepit të Gjelbër, tregoi se përvoja e fituar në UEFA Euro 2024 e ka ndihmuar të përballet më mirë me presionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Euro 2024 më mësoi të jem i qetë. Atëherë isha ende një djalosh dhe emocionet ishin të mëdha. Botërori është i ngjashëm, por tani ndihem më i pjekur. E di që është një turne i gjatë dhe duhet të ruash energjitë. E rëndësishme është ta përfundosh më mirë sesa e nis”, deklaroi ai.

Yamal shtoi me humor se në rast se Spanja fiton Kupën e Botës, do të mbajë mjekër dhe mustaqe për tre javë si pjesë e festimeve.

Në fund të intervistës, futbollisti i Barcelonës rezervoi lëvdata për Neymar, të cilin e konsideron modelin e tij më të madh.

“Gjithmonë kënaqem duke parë Neymarin të luajë. Ai ka qenë dhe mbetet idhulli im”, tha Yamal.

Spanja do ta nisë aventurën e saj në Botëror në Grupin H, ku përballet me Uruguai, Arabia Saudite dhe Kepin e Gjelbër, me sfidën e parë të planifikuar më 15 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?