Lampard blindon Kante: Është një nga më të mirët në botë!

Frank Lampard nuk ka ndërmend që ta lërë N’Golo Kanté që të largohet këtë verë. Trajneri i Chelsea-t në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “BT Sport”, ka konfirmuar se francezi është në planet e tij, madje e cilëson si një nga më të mirët në botë.

“Kante ka luajtur 4 apo 5 sezone fantastike, ndërkohë që këtë sezon ka luajtur vetëm 40 për qind të ndeshje. Për ne fakti që nuk e kemi pasur në dispozicion, ka qenë një humbje e madhe. Kemi nevojë për të, në ekipin tonë, është një nga futbollistët më të mirë në botë. E dija edhe më parë që një ditë do të bëhesha trajner i Chelsea-t. Dua që të kem më të mirët në të ardhmen”, u shpreh Lampard.

Kante ndiqet prej kohësh me ngulm nga Reali dhe Barcelona që janë gati ta rrëmbejnë për një shumë të konsiderueshme, por Chelsea nuk duket e gatshme që të negociojë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP