Lampard: Ndeshjet në shtëpi sjellin presion, ky nuk është Chelsea që duan tifozët

Chelsea u befasua sot në shtëpi nga Southampton. Miqtë fituan 0-2 dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi në “Stamford Bridge” për ekipin e Frank Lampard. 41-vjeçari nuk e fsheh zhgënjimin e tij.

Ndeshjet në shtëpi kthehen në një farë detyrimi dhe mungesa e fitores sjell trishtim dhe kritika. Lampard e prek këtë çështje në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes dhe fokusohet te tifozët.

Kur luan në shtëpi ndjen presion për të fituar ndeshjen dhe nuk dëshiron t’i zhgënjesh tifozët. Ata duan që ndeshjet shtëpiake të kthehen në një lloj fortese për ekipin. Njerëzit vijnë për të na mbështetur dhe na respektojnë, sepse ne jemi Chelsea. Por, nuk po arrijmë të luajmë si Chelsea, ekipi që i ka bërë ata të dashurohen“, përfundon Lampard.

SHKARKO APP