Lampard sherr me Alonson, mbrojtësi fut në “luftë” Interin me Juven

Marcos Alonso ishte një nga më të dobëtit në fushë në ndeshjen që Chelsea barazoi me vështirësi në transfertën ndaj Ëolverhampton, ndaj edhe trajneri Lampard e zëvendësoi që në fund të pjesës së parë.

Mediat angleze zbulojnë se mes trajnerit dhe anësorit spanjoll ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes dhe kjo ka ndikuar që Lampard të lërë Alonson jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjen e Carabao Cup ndaj Tottenhamit.

Nga kjo situatë është gati të përfitojë Interi, që është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje anësorin spanjoll, duke qenë se ai është një nga të preferuarit e Antonio Contes për krahun e majtë të mesfushës.

Marcos Alonso ka shkëlqyer me Conten në pankinë, në sezonin që të dy bashkë fituan titullin kampion te Chelsea ndaj trajneri italian do të ishte i lumtur të kishte 28-veçarin spanjoll sërish në dispozicion edhe te Interi. Juventusi gjithashtu kërkon një mbrojtës për krahun e majtë, teksa spanjolli shihet si një alternativë shumë e mirë.

 

SHKARKO APP