Lamtumirë Europë! Skënderbeu thyhet nga turqit

Skënderbeu humb edhe ndeshjen e parafundit në Europa League, dhe i jep fund aventurës në këtë kompeticion. Ndeshja e mbetur me Lokomotivën e Moskës do të luhet sa për statistikë, pasi kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk kanë shanse të ngjiten në dy vendet e para.

Beshiktash fitoi 2-0, por Skënderbeu zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme në Stamboll.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Lokomotivës së Moskës dhe Sporting Lisbnonë pëfundoi 4-1 në favor të ekipit portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beshiktash me fitoren  ndaj Skënderbeut mori kryesimin e grupit me 9 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Lokomotiva e Moskës ndodhet në vend të dytë me 8 pikë dhe Sporting Lisbonë në vend të tretë me 7 pikë. Skënderbeu ka 4 pikë dhe mbyll grupin.  

Vendasit përballë Skënderbeut janë shfaqur oportunistë duke realizuar dy gola në secilën pjesë të ndeshjes Kampionët e Shqipërisë kanë performuar si të barabartë në lojë dhe në rastet e krijuara, duke gabuar vetëm në finalizim Turqit marrin kryesimin e grupit, ndërsa korçarët i japin zyrtarisht lamtumirën mundësisë së vijimit të kompeticionit.

Beşiktaş –Skënderbeu 2-0

Shënues:Tosun 35’ 78’

Besiktas:Tolga Zengin, İsmail Köybaşı, Ersan Gülüm (Tosic 33’), Beck, Rhodolfo, Gökhan Töre (Olcay Şahan 84), Hutchinson, Oğuzhan, Özyakup, Necip Uysal, Kerim Frei (Quaresma 68’), Cenk Tosun. Trajner: Şenol Güneş

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radaš, Abazi, Latifi (Progni 79’), Esquerdinha, Lilaj, Salihi (Djair 83’), Berisha (Arapi 46’), Olayinka. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë:Paëel Gil, Piotr Sadczuk, Marcin Borkoëski (Poloni)

Kartona të verdhë: Lilaj, Vangjeli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?