Lamtumirë Irina! Cristiano Ronaldo shpall divorcin, zbulohet partnerja e re (Foto)
Superylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, realizoi një dopietë në javën e fundit të La Liga, në fitoren 3-0 të Realit ndaj Getafes dhe ndihmoi ekipin e tij që të mbajë kreun e klasifikimit. Më tepër se shkëlqimi i tij në fushë, teksa fitoi edhe për herë të tretë trofeun e Topit të Artë, mediat spanjolle dhe ato botërore janë marrë kryesisht me jetën e tij private. Ishte përfolur për një divorc të mundshëm me të dashurën e tij, me të cilën ishte lidhur prej kohësh, me modelen ruse, Irina Shayk, por tani nuk ka më zëra sepse çdo gjë është zyrtare. Mediat spanjolle kanë nisur të raportojnë mbi takime të tjera, madje zbulojnë se fituesi i “Topit të Artë” është duke u takuar së fundmi me gazetaren e televizionit spanjoll, Lucia Villalon. Ronaldo është fotografuar duke festuar me Villalon, pasi mundi në garë për Topin e Artë, Lionel Messi e Manuel Neuer. Sulmuesi portugez konfirmoi edhe ndarjen me modelen ruse, Irina Shayk. – “Pas pesë vitesh, lidhjes sime me Irina Shayk i ka ardhur fundi. Besoj se ishte gjëja më e mirë mes nesh, që të merrnin një hap të tillë.” Ronaldo nuk është shfaqur aspak i mërzitur nga kjo ndarje, madje ai është fotografuar me djalin tij, në një shkollë në Madrid. Ronaldo u bë baba në korrik 2010, dhe pranon se që kur i lindi djali, jeta e tij ndryshoi tërësisht. – “Sigurisht, ca gjëra kanë efekt në jetë. Ndihem mirë kur gjërat shkojnë mirë. Familja ime, klubi, miqtë, gjithçka më japin krah. Djalin do të doja të pëlqente futbollin dhe të ndiqte hapat e mi. Pro megjithatë djali im mund të bëhet çfarë të ketë dëshirë në jetë,” – thekson Cristiano Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

