Laporta nuk e pret mirë barazimin ndaj Interit, takon Xavin pas ndeshjes
Barazimi ndaj Interit nuk është pritur mirë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka pasur një takim me trajnerin Xavi pas ndeshjes.
Numri një i klubi katalanas donte të kuptonte nga afër shkaqet e dështimit, për të cilin mungon vetëm matematika për ta shpëtuar. Megjithatë, pozicioni i trajnerit që gëzon ende besimin maksimal të tij nuk është vënë në pikëpyetje
Edhe pse do të ketë një dëm të madh ekonomik që do të sjellë dalja nga faza e grupeve të Champions League, duke e bërë objektivin për fitimin e titullit të detyrueshëm për Xavin. Të dielën në El Clasico, në Bernabeo do të luhet super ndeshja ndaj Realit, që mund të vendos shumë ndoshta edhe për Xavin. /R.Lika-Koha Jonë/