Laporta: Superliga Evropiane është ende një projekt “i gjallë”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta refuzon të heqë dorë nga shpresa për një Superligë Evropiane dhe pretendon se projekti për një kompeticion tjetër është ende “i gjallë”. Në muajin prill nga 12 skuadra që ishte projektuar, Superliga u braktis nga 9 prej tyre në harkun e 48 orëve për shkak të presionit të tifozëve.

Së bashku me 6 klube angleze ishin Milani, Interi, dhe Atletico Madrid, ndërkohë që ata u tërhoqën për t’ju bashkuar sërish Asociacionin Evropian të Klubeve (ECA).

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus nuk janë kthyer në ECA dhe kan ende shpresa për kompeticionin e ri. “Superliga? Është ende një projekt i gjallë. Nëse Superliga do të bëhet, do të jetë kompeticioni më tërheqës në botë dhe do të ndihmojë shumë ekipet financiarisht”, tha Laporta për Onze TV. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP