Largimi i Salah nga Liverpooli, Slot do të tentojë yllin e Juves në verë

Liverpool do të tentojë të bëjë një ofertë në verë për yllin e Juventus-it, Kenan Yildiz këtë verë. Sipas gazetës italiane TuttoJuve, Reds kanë përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurosh për Yildiz për merkaton e verës.

Sulmuesi egjiptian është lojtari më i mirë i Liverpoolit këtë sezon, me 30 gola dhe 22 asiste. Kontrata e Salah me skuadrën e Arne Slot do të skadojë në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka bërë një rinovim.

Salah natyrisht luan si krah i djathtë, ndërsa Kenen Yildiz preferon të luajë në krahun e majtë. Megjithatë, 19-vjeçari ka luajtur edhe në krahun e djathtë për Juventus-in. Sulmuesi turk ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon për gjigantët e Serie A, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus-i është gjithashtu i hapur për shitjen e 19-vjeçarit nëse marrin një ofertë të mirë në merkaton e verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?